














Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Tea Trifoni, ka treguar një rast shumë ekstrem të një fansi, që sipas saj, bëhej fjalë për një fans të këngëtarit Luiz Ejlli, i cili ka tentuar ta përplaste me makinë.
E ftuar në emisionin “S’e luan topi”, Tea është shprehur se teksa udhëtonte me të motrën, një fans po mundohej t’i përplaste me makinë.
Sipas saj, nga mënyra si fliste dhe iu është drejtuar e ka bërë të mendojë se është një fans i zjarrtë i Luiz Ejllit.
“Një nga fansat e Luizit donte të më përplaste me makinë. Isha pasagjere, motra e vogël në timon, dikush po u përpiqte të na aks idenonte. E kuptova që ishte fans i Luizit se po hidhte ujë, po na fliste. Big Brother vazhdon edhe jashtë,” tha Tea.
Tea Trifoni i ka lënë vetes të gjitha mundësitë e hapura për dashurinë. Pasi deklaroi se për Luizin ka pasur një pëlqim brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’,tani shpreh hapur simpatinë për një tjetër ish-konkurrent. Tea pranoi se ka pëlqim për Enin, e se nuk do e refuzonte për të pirë një kafe të dytë, pasi të parën e kanë konsumuar.