Iu friksuan nominimit “kokë më kokë” Luiz-Olta, Efi ka dy fjalë për produksionin e BBV

Pasi Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari hoqën litarin gjatë lojës së organizuar në shtëpinë e BBV, pritej një nominim “kokë më kokë” mes tyre.

Mirëpo dicka e tillë nuk ka për të ndodhur, pasi Arbana bëri të ditur se zarfi i dërguar në shtepi pak ditë më parë është keqkuptuar nga ata. Kështu, në nominim shkuan Dea, Beati, Kiara, Luizi dhe Olta.

Mirëpo lidhur me këtë vendim të produksionit ku ndryshe tha në zarf dhe ndryshe e shprehu gjatë prime-it të sotëm, ka reaguar pak më parë ish-banorja e këtij reality show, Efi Dhedhes.

Ajo postoi një foto të Luizit në rrjetin e saj social, dhe bashkangjitur saj shkroi: “Zot më jep qetësi“, duke përshkruar më së miri reagimin e publikut.