Reagon sërish ish e dashura e Kristit, ja çfarë ka thënë ajo

Ish e dashura nuk ndalet, reagon sërish kundër Kristit. Duket se Zaza nuk ka ndërmend ti ndalojë postimet e saj kundrejt Kristit. Pasi i publikoi bisedën, ajo ka publikuar një tjetër story, ku e quan gjarpër.

“Ushqeje një gjarpër. Dashuroje një gjarpër. Respektoje një gjarpër. Lutu për një gjarpër. Nuk ka rëndësi…ai sërish do të kafshojë,” shkroi Zaza në Instagram, postim i cili u fshi më pas.Ndonse duket se Zaza është e lënduar nga marrëdhënia e Kristit me Keisin, e vec saj edhe Sabiani.

Romanca e Keisit dhe Kristit brënda BBV dukej mjaft e këndshme, derisa në skenë doli lidhja që Kristi ka jashtë. Ishte vetë e dashura e tij, Zaza e cila publikoi bisedat me Kristin pak orë para nisjes së BBV duke vërtetuar të kundërtën e deklaratave të Kristit që lidhja kishte mbaruar me kohë.

Pas këtyre, erdhi menjëherë edhe reagimi i babait të Keisit, këngëtarit Sabiani. Ky i fundit doli kundër kësaj lidhje duke akuzuar Kristin se po mashtron të bijën.