Kjo që po i bëjnë “Luanit” tonë nuk durohet! Ja çfarë do bëjnë fansat e Luizit nesër në orën 14:00 në TCH

Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në një nga personat më të ndjekur dhe më të komentuar në rrjet me pjesëmarrjene tij në reality shoë-n Big Brother VIP Albania.

Së fundmi, një tjetër protestë për Luiz Ejllin është thirrur dhe lajmëruar përmes rrjeteve sociale nga fansat e këngëtarit.

Protesta është njoftuar për ditën e mërkurë, 1 mars, ora 14:00 përballë Top Channel, thuhet në thirrjen e shpërndarë në Tik Tok.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që shqiptarët ngrihen në protestë për “padrejtësitë” që po i bëhen Luizit në lojën e tij në “BBV”.

Së fundmi Kiara u vu ‘me shpatulla pas muri’ në primen e kaluar ku si drejtuesja dhe opinionistja e emisionit e ‘kritikuan’ për sjelljen e vakët të saj ndaj lojërave të Luizit.

Çifti këto ditë është parë në grindje të shpeshta, ndërsa Kiara disa herë ka shpërthyer në lot pas sjelljeve të partnerit të saj.