Policia e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mediave ‘rrinë’ fjetur derisa produksioni i Big Brother manipulon keq popullin

Spektakli më i ndjekur i momentin jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon, përfshirë Kosovën, është “Big Brother Vip Albania”. Edicioni i dytë i këtij spektakli i cili zhvillon punën e tij në shtetin e Shqipërisë përkatësisht Tiranë, është prodhim i televizioni shqiptar Top Channel.

Pavarësisht shikueshmërisë së madhe, dhe ndikimit në rrjete sociale, ky spektaklet po arrin të marr fitime të mëdhë nën ombrellën e “Big Brother Vip Albania”, shkruan InfoKosova. Përveç ngjarjeve të pafundme produksioni i BBVA, në krye me prezantuesen Arbana Osmani, shpesh herë është kapur në flagrancë nga ndjekësit e tyre mbi manipulimet të zhvilluara brenda shtëpisë.

Banori më i ndjekur i këtij edicioni, Luiz Ejlli, ka thyer çdo rekord shikueshmërie, teksa më së shumti është ‘shfrytëzuar’ e manipuluar nga vetë produksioni për të arritur të hyrat e majme., ku së fundi, produksioni ka larguar pijen e tij të preferuar “Golden Eagle”, pasi ishte konsumuesi me i madh i saj. Pije kjo e cila është prodhim kosovar, duke shkëputur marrëveshjen në mes të spektaklit, shkruan InfoKosova.

Natën e mbrëmshme është publikuar një video teksa fansat kanë vënë re manipulimin e produksionit duke lexuar emrat nga skaleta dhe jo nga zarfi në të cilin pretendohet se ishin shkruar. Ditë më parë, qytetaret kanë protestuar para hapësirave të “Big Brother Vip Albania”, për të ndaluar manipulimin kundrejt Luizit. Kujtojmë se Top Channel ka ndaluar transmetimin e “primeve” në kanalin “YouTube” për shtetin kosovar, ndërsa të hyrat nga Kosova nuk i ka ndaluar, ku 1 votë është e barabartë me 1 euro, shkruan InfoKosova.

Megjithatë kundrejt këtyre padrejtësive mbetet të shihet se a do të reagoj Autoriteti i Medivae Audiovizive, Këshilli i shqiptar i Medias dhe Policia e Shqipërisë./InfoKosova/