














Nga Kosova dhe jashtë saj, ish-luftëtarë të UÇK-së, personalitete nga politika e mijëra qytetarë nderuan Jasharët në 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.
Gazetare: Laura Çelaj
Lexo Edhe:
Nga Zvicra erdhi për ta nderuar sakrificën e komandantit Adem Jashari dhe familjes se tij për lirinë e Kosoves.
Sabri Aliu, bashkë me ish-luftëtarët e UÇK-së, po kujtojnë momentet e ditëve te vështira qe kaluan se bashku.
Sipas tij secila vrimë e shkaktuar nga breshëria e plumbave e që morën jetën e anëtarëve të familjes Jashari është e do të jetë gjurmë e pashlyeshme në historinë e Kosovës.
Me të njëjtat emocione e kujtojnë edhe shokët e tij të luftës.
Edhe Sadri Konjuhi me dhimbje e krenari tregon se ishte bashkëluftëtar i Ademit e Hamzës.
Me të njëjtin qëllim, të dielën e 5 marsit, mijera qytetarë erdhën për të nderuar rezistencën dhe historinë e familjes Jashari.
Te shumte janë edhe ata qe erdhën nga diaspora.
Homazhe në Prekaz bëri edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Vizitat ne Prekaz vazhduan gjate gjithë ditës.