Kejvina do të hyjë në BBVA për tu përballur me Kiaren? Bën deklaratën e fortë kundër saj!

Prej disa ditësh, Kejvina Kthella ka reaguar ashpër ndaj disa veprimeve apo deklaratave të Kiara Titos. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe ditën e sotme. Modelja atraktive ka postuar në “Instastory” një video te saj.

Bashkëngjitur me të cilën shkruan se ka arritur në pikën që mund të bëjë ndonjë gabim të dytë dhe të hyjë nga gardhi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. “Me vërtet kam bërë një gabim aty brenda.

Por mos u habisni nëqoftëse më shikoni duke bërë një gabim tjetër duke hyrë aty brenda në mënyrën time (nga gardhi, nga qielli, nga të më vijë) vetëm të takoj pak njërën…s’ka mundësi që po e përjetoje dhe nga jashtë”, shkruan Kejvina në postimin e saj.

Ndërkohë kujtojmë se ish-banorja e BB VIP reagoi edhe kur Luiz Ejlli veshi bluzën që ajo i kishte dhuruar dhe Kiara i tha ta hiqte “Aman ma largo këtë bluzën, ma hiq”, i tha Kiara Luizit. “Ma ka dhënë Kejvina”, ia ktheu Luizi. “Eh moj Kiara butulose po kur merrje gjerat e mia aty brenda te pelqenin?”, shkruante modelja.Shiko videon:

Video Player