














Fituesi i disa çmimeve vendore e ndërkombëtare për cilësi, uji DEA, vjen në marketet më të njohura të rrjetit ushqimor “COOP”, në Zvicër. Uji që pihet nga ushtarët amerikanë dhe servohet kudo në restorantet e Kosovës, ka burimin në thellësinë e nëntokës së bjeshkëve të Zhegocit i cilësuar si një nga ujërat më të lehta oligo minerale që pihet për shëndet e jetë.

Uji i njohur kosovar DEA, ka bërë hapin tjetër të madh duke depërtuar në rrjetin e njohur të marketeve të COOP-it në Zvicër. Uji DEA është shpërndarë në të gjitha vitrinat e COOP-it ku janë të vendosura produktet tjera ballkanike.
DEA ka një burim uji të pasur me minerale të nevojshme për nevojat e trupit të njeriut dhe gjendet në treg me ujin natyral, mineral dhe ujin për bebe.
Fituesi i disa çmimeve vendore dhe ndërkombëtare ka burimin në rrafshinat e masivit të bjeshkëve të Zhegovcit në komunën e Gjilanit dhe ka të punësuar mbi 250 punëtorë që kujdesen për cilësinë e lartë të ujit.
Uji posedon minerale të shumta për të cilat ka nevojë trupi i njeriut, siç janë kalciumi, magnezi e bikarbonatet e tjera.