














Pak kohë më parë u raportua se programi me famë botërore “Love Island” do të vijë së shpejti në Shqipëri në moderimin e Luana Vjollcës.
“Love Island” (Ishulli i dashurisë) është një program i suksesshëm me një grup konkurrentësh, që jetojnë të izoluar nga bota e jashme në një vilë, të mbikëqyrur nga kamera. Për të mbijetuar në vilë, banorët duhet të shoqërohen me një tjetër banor të vilës, qoftë për dashuri, miqësi apo para. Çdo banor që mbetet single, eleminohet. Konkurrentët mund të eleminohen edhe përmes votimit të publikut.