














Para disa muajsh ishte ngritur si çështje fakti se formati “Big Brother VIP Albania”, nuk po mund të shikohej nga shqiptarët e Kosovës në platformën YouTube.
Megjithatë duket se në ditët e fundit ka ndryshime, pasi shqiptarët e Kosovës kanë tashmë qasje të lirshme në shikimin e videove të këtij reality-show. Nuk dihet nëse patenta origjinale me kërkesë të produksionit e ka bërë këtë lëshim, megjithatë të gjitha videot e këtij programi janë tashmë të aksesueshme për shikuesit në Kosovë.
Nga ana tjetër i njëjti format në Kosovë, sot ka finalen e madhe. Mbresa, Xhuli, Stresi, Artani dhe Vedati janë 5 finalistët në garë për çmimin e madh prej 200.000 eurosh.